8.1 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Çmimi i bukës në Kosovë do të bëhet 1 euro

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk po vepron në mënyrë proaktive për të parandaluar rritjen e çmimeve.

Krasniqi tha se në rast të përshkallëzimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, vendi ynë do të përballet me kriza të reja, duke përfshirë edhe rritjen e çmimit të miellit.

Ai tha se çmimi i bukës në vendin tonë do të arrijë deri në 1 euro.

“Nëse vërtet përshkallëzohet konflikti Rusi-Ukrainë, situata le që do të përkeqësohet për energjinë, ne do të kemi situata të reja të përkeqësimit të situatës, po e marr një shembull, do të ngritët çmimi i miellit dhe si pasojë çmimi i bukës. Unë besoj deri në 1 euro ka me u bo buka në Kosovë nëse kjo situatë ndodh, qeveria duhet të blejë rezerva, por ata nuk merren me këtë punë, nuk ua pret mendja, kjo është temë që edhe në nivel të Bashkimit Evropian diskutohet”, tha Krasniqi.

Duke folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, Krasniqi tha se opozita nuk mund ta ndalë ZRrE-në, por në rast të rritjes do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Çmimi i rrymës është shumë problematik, opozita nuk mund ta ndalë ZRRE-në, ne kemi kërkuar edhe shkarkimin e tyre nëse vjen deri te kjo, por ne votat s’i kemi shkarkuar. E dyta, nëse ndodh vendimi, ne do ta atakojmë përmes gjykatave deri në momentin kur ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, sepse instrumentet këto janë”, tha Krasniqi në KlanKosova.

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit janar, përmes pajisjeve inteligjente dhe radarëve mobilë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 128 gjoba...

Lajmet e Fundit