Vedat Muriqi largohet nga Lazio, nënshkruan në La Liga

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi do të largohet nga Lazio këtë merkato dimri. Ai ka arritur marrëveshje me skuadrën e Mallorca-s në La Liga.

Mungon vetëm zyrtarizimi, por 27-vjeçari do të kalojë së shpejti në Spanjë. Bisedimet mes klubeve u zgjaten vetëm për mënyrën e transferimit, gjë e zgjidhur tashmë.

Muriqi kalon te Mallorca në form huazimi deri në fund të sezonit. Klubi spanjoll nuk do të ketë detyrim blerje, por vetëm të drejtë. Një kusht primar ky i vendosur nga Mallorca.

Ylli dardan shikohet si njeriu që do të zgjidh problemet në sulmin e Mallorca-s edhe pse me Lazio-n ai nuk shënoi asnjë gol në 15 paraqitjet e këtij sezoni.

Në verën e 2020, Lazio pagoi rreth 20 milionë euro te Fenerbahce për transferimin e Muriqit. Por, ai nuk la gjurmë në “Olimpico” dhe tashmë po synon të arrijë të lërë në La Liga.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit