20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Strakosha përfundon në radarin e Napolit

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e klubit të Napolit.

Mediat në Itali raportojnë se Napoli është duke ndjekur situatën e Strakoshës, i cili në fund të sezonit do të mbetet një agjent i lirë, pasi që i skadon kontrata me klubin e Lazio-s.

Drejtuesit e klubit të Lazio-s i kanë ofruar rinovimin e kontratës gardianit kuqezi, por ai nuk duket i vendosur të qëndrojë në kryeqytetin italian.

Arsyeja është sepse ai tashmë ka humbur vendin e titullarit, me Alex Meret që preferohet më shumë nga trajneri Luciano Spalletti.

26-vjeçari ka të drejt qysh tani të futet në bisedime me skuadra tjera dhe Napoli po tenton ta bind atë që të bashkohet në verë si agjent lojtar i lirë.

Gjithsesi napolitanët nuk do ta kenë të lehtë nënshkrimin me shqiptarin, pasi që për Strakoshën ka interesime edhe nga klubet angleze.

Kujtojmë që Strakosha është pjesë e Lazio-s, që nga viti 2012 kur fillimisht ishte bashkuar me të rinjtë e këtij ekipi nga ekipi grek Panionios.

Ai deri më tani numëron 191 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën e Lazio-s.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Delirium

Lajmet e Fundit