Buka në furrat e Malishevës brenda standardeve

Inspektorët komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu-Ramaj, sot kanë bërë inspektim të përgjithshëm të furrave të bukës, ka njoftuar Zyra për Informim Publik (ZIP) e Komunës së Malishevës.

Inspektorët sipas njoftimit janë interesuar për peshën e bukës, përdorimin e aditivit, higjienën, si dhe zbatimin e masave anti-COVID, përfshirë edhe vaksinimin e punëtoreve.

“Gjatë këtij inspektimi është vërejtur se furrat në përgjithësi i zbatojnë standardet e deklaruara për bukën dhe prodhimet tjera që i shërbejnë, e po ashtu edhe pastërtia brenda hapësirave të gatimit dhe të shitjes ishin në rregull dhe brenda standardeve, si dhe zbatimi i masave anti-covid”, thuhet nga ZIP.

“Gjendja është e mirë në furrat e bukës dhe furrtarët i zbatojnë të gjitha deklarimet që i kanë, por ne si inspektorat në vazhdimësi do të bëjmë inspektimit e furrave, por edhe të marketeve, për produktet ushqimore, me qëllim të ruajtjes së shëndetit, por edhe ofrimin e shërbimeve cilësore për konsumatorët”, ka thënë drejtoresha Kryeziu-Ramaj, e cila gjithashtu ka përsëritur apelin e saj për konsumatorët, që sa herë që hasin në parregullsi, të informojnë inspektorët.

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit