11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Biden për situatën në Ukrainë: Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit, amerikanët tani duhet të largohen nga Ukraina

Presidenti amerikan, Joe Biden u kërkoi të enjten amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi, duke paralajmëruar se “gjërat mund të çmenden shpejt” në rajon.

“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani”, tha Biden në një intervistë të regjistruar me Lester Holt të NBC News.

Duke iu referuar Rusisë, e cila ka grumbulluar trupa në kufirin e saj me Ukrainën, presidenti amerikan, “Nuk është se kemi të bëjmë me një organizatë terroriste. Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të çmenden shpejt”, pohoi ai.

I pari i shtetit amerikan ndër të tjerash deklaroi se “nuk ka” një situatë që mund ta shtyjë atë të dërgojë trupa amerikane për të shpëtuar amerikanët që përpiqen të dalin nga Ukraina, duke shtuar se “Do të ishte një luftë botërore në rast se amerikanët dhe rusët do të fillojnë të qëllojnë kundër njëri-tjetrit”, raporton cnn.

Nëse presidenti rus, Vladimir Putin është “mjaft budalla sa të ndërhyjë, ai është mjaft i zgjuar që të mos bëjë asgjë që do të ndikonte negativisht tek qytetarët amerikanë”, shtoi Biden.

Shtëpia e Bardhë ka miratuar një plan që përfshin afro 2000 trupa amerikane për t’i dislokuar në Poloni në mënyrë që t’i ndihmojë amerikanët në evakuimin prej Ukrainës nëse e pushton Rusia, sipas zyrtarëve amerikanë.

Forcat amerikane nuk janë aktualisht të autorizuara të hyjnë në Ukrainë nëse shpërthen një luftë dhe nuk ka plane që ato të kryejnë një operacion evakuimi joluftarak të ngjashëm me operacionin e SHBA-së në Afganistan.

SHBA ka vlerësuar se Rusia ka më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën, me mijëra të shtuar vetëm këtë javë, sipas një zyrtari të administratës. /Telegrafi/

Më Shumë

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2005 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit