0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Begaj “Po” bashkëpunimit – Kilaj “Jo”

Begaj dhe KilajKryetari i ri i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, tashmë, para kohe ka pranuar detyrën nga rivali, njëherësh ish partiaku i dikurshëm i tij Isni Kilaj. Begaj tha për publiku.net se ka një javë që zoti Kilaj i ka dorëzuar detyrën.

“Po jemi takuar në zyrë, ma ka dorëzuar detyrën para kohe”.

Ndonëse del në zyrë, Begaj nuk kryen detyrat zyrtare të kryetarit, pasi këtë nuk mund ta bëjë ligjërisht për shkak se sipas ligjit kjo nuk mund të bëhet pa u bërë inaugurimi dhe betimi i kryetarit.

“Në punë, unë dal edhe në cilësinë e kryesuesit të Kuvendit, sepse kam qenë në këtë detyrë dhe jam i familjarizuar me të gjitha punët dhe sfidat e Komunës. Datën inauguruese e kemi me 23 dhjetor. Do ta bëjmë betimin edhe unë si kryetar edhe këshilltarët komunalë të njëjtën ditë dhe nga ajo ditë do të filloj t’i kryej detyrat e kryetarit”.

Begaj për portalin ‘Publiku’ tha se ende nuk ka filluar bisedimet për të gjetur partnerë në bashkëqeverisje, por konfirmoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë dhe se do të jetë i hapur për të gjitha subjekte me vullnet të mirë:

“Bashkëpunimi me opozitën? Për këtë nuk kemi vendosur ende. Do të vendosim pasi ta kemi bërë betimin, por jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë”, tha ai ndërsa ka shtuar se, nuk janë përjashtues për askënd.

“Kemi kandidatë nga të gjitha partitë që në kanë ndihmuar. Kemi ndërtuar një iniciativë të fuqishme. I kemi 11-të drejtori. Për koalicionin dhe ndarjen e drejtorive me partnerin e mundshëm në koalicion do të bisedojmë pas betimit. Nuk ka mundur të jetë ndryshe kështu që nuk përjashtojmë askënd.”

As Isni Kilajn, rivalin e tij, Begaj, tha se nuk e përjashton:

“Me zotin Kilaj, flasim, kemi qenë në të njëjtin subjekt. Kemi folur edhe në ditën kur ma ka dorëzuar detyrën, dhe unë siç thash, jam i interesuar të bashkëpunojë me të gjithë. Se a është zoti Kilaj i gatshëm?! Nuk e di, nuk e di qëndrimin e tij, nuk e di a është ai i gatshëm të bashkëpunojë me ne, pyetni më mirë atë”

Publiku.net ka kontaktuar edhe zotin Isni Kilajn, por ky ndryshe nga zoti Begaj tha se dëshiron të mbetet opozitë e pushtetit:

“Nuk kemi çka me bashkëpunue, sepse tash ne jemi në opozitë. Ne do t’i shohim punët e opozitës, ndërkaq ai punët e pozitës. Realisht punët dhe detyrat i kemi të ndara. Kemi qenë rivalë, prandaj ma merr mendja që kontributi ynë është të qenit një opozitë e fortë që mbikëqyr qeverisjen dhe kështu i ndihmohet zhvillimit. Kemi vendosur të mbesim opozitë gjithsesi”, i tha publikut.net Isni Kilaj, kryetar i deridjeshëm i Malishevës.

Për raportet me Begaj, Kilaj thënë se janë njerëzore dhe se ata nuk kanë asgjë personale.

E ku i fundit Ragip Begaj ka folur edhe për raportet me Limajn. Për spekulimet e këtyre ditëve se z. Limaj dhe z. Krasniqi do të themelojnë së shpejti një parti të re politike, Begaj tha se nuk është i informuar për këtë:

“Nuk di për ato çështje, pyetni ata, unë mund të përgjigjem vetëm për Iniciativën Qytetare të Malishevës”. Ai ka nënvizuar se është në kontakt me zotin Limaj:

“Po, me zotin Limaj kemi kontakte, ai është në Prishtinë, ne në Malishevë, por dëgjohemi në telefon. E kemi mbështetjen e tij ashtu siç e kemi pasur edhe gjatë gjithë fushatës kur kemi bashkëpunuar.”

Në rast se Limaj do të delte me një parti politika, Begaj për publiku.net nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëngjitjes së Iniciativës Qytetare të Malishevës, me partinë e zotit Limaj, duke pasur parasysh programin dhe idetë e përbashkëta

Më Shumë

Armend Thaqi zgjedhet “Ylli i Javës” në Superligë

Futbollisti Armend Thaqi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori...

Elton Ilirjani takon Parashqevi Simakun, jep lajmin e madh

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka arritur të gjejë dhe të takojë këngëtaren Parashqevi Simaku në Nju Jork. Ilirjani, i cili prej disa vitesh tashmë jeton...

Lajmet e Fundit