Abrashi për matjet ku VV-ja mori 34 për qind: Nuk mendoj se ai sondazh qëndron

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka komentuar sondazhin nga PIPOS, të publikuar në Rubikon, ku sipas matjeve të opinionit publik, nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare sot, Vetëvendosje do të fitonte me 34.7%.

Lidhur me këtë, Abrashi në emisionin ‘dPt te Fidani’ tha se ky sondazh nuk qëndron, pasi sipas tij, e njëjta kompani, në sondazhin para zgjedhjeve, nuk i ka pasur rezultatet e sakta.

“Unë mendoj që ai sondazh nuk e paraqet realitetin, sepse i njëjti sondazh nga e njëjta kompani, para zgjedhjeve nuk ia pat qëllu hiq, bile me një huqje prej 10 përqindsh. Nëse përqindja e huqjes është edhe tash 10 përqind, atëherë del se VV-ja është shumë mirë. Nuk mendoj se ai sondazh qëndron”, tha Abrashi.

Më Shumë

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Lajmet e Fundit