14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Në rast të një sulmi rus, perëndimi po planifikon të armatosë Ukrainën

Bisedime sekrete janë duke u zhvilluar midis aleatëve perëndimorë mbi mënyrën se si të armatosin Ukrainën në rast të një pushtimi rus, që mund të rrëzojë Qeverinë e Kievit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, gjatë konferencës së sigurisë në Mynih, deklaroi se ishte në interesat kolektive e personale të Perëndimit, që çdo pushtim rus “të dështojë”.

Diskutime të ngjashme janë zhvilluar në SHBA.

 

 

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare atje, Jake Sullivan, u ka thënë senatorëve se SHBA-të janë të gatshme të armatosin të ashtuquajturën rezistencën ukrainase, dhe nuk do të pranojnë një fitore ushtarake ruse që shkel parimet kombëtare.

“Një luftë rrufe do të pasohej nga një periudhë e gjatë dhe e frikshme hakmarrjesh dhe kryengritjesh, dhe prindërit rusë do të vajtonin për humbjen e ushtarëve të rinj rusë, të cilët në rrugën e tyre janë po aq të pafajshëm sa ukrainasit që po përgatiten tani”, tha Sullivan.

Kjo deklaratë erdhi pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi mbështetje më të madhe nga Perëndimi përballë agresionit rus dhe vendosjes së menjëhershme të sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë.

Për këto të fundit, udhëheqësit perëndimore janë zotuar t’i vendosin nëse do të ndodhë një pushtim.

Situata në Ukrainë

Ushtria e Ukrainës në një deklaratë tha se dy nga ushtarët e saj ishin vrarë dhe katër u plagosën nga bombardimet e të shtunës së 19 shkurtit.

Sipas saj kishte 70 shkelje të armëpushimit që nga ora 17:00 me orën lokale.

Civilët që jetonin pranë vijës së frontit me territorin e kontrolluar nga separatistët përjetuan një ditë tjetër bombardimesh intensive.

Ministria e Jashtme e Ukrainës deklaroi se  “formacionet e armatosura ruse” kishin lëshuar “qitje provokuese” në të gjithë vijën e frontit.

Ndërkohë, kishte dyshime në rritje se Rusia qëndronte pas një serie sulmesh në dukje të koordinuara me “flamur të rremë”, të krijuara për t’i dhënë Vladimir Putinit një pretekst për një pushtim të mundshëm.

Ato përfshinin një makinë bombë jashtë ndërtesës së administratës në Donetsk të drejtuar nga separatistët, një “sulm” në një stacion uji dhe një predhë që ra pak mbi kufirin në rajonin Rostov të Rusisë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Temperaturat sot në Kosovë deri në 11 gradë celcius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2gradë...

Edhe Malisheva nis fushatën “16 ditë aktivizëm kundër dhunës dhe diskriminimit gjinor”

Sot, nën udhëheqjen e Koordinatorës për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, dhe drejtuesve institucionalë e shoqërorë, nisi fushata “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës dhe Diskriminimit...

Lajmet e Fundit