Biden do të urdhërojë sanksione ekonomike pasi Rusia njohu dy rajonet separatiste të Ukrainës

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Joe Biden së shpejti do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv që do të ndalonte investimet e reja, tregtinë dhe financimin nga njerëzit dhe subjektet amerikane në rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës.

“Ky OE [urdhër ekzekutiv] do të sigurojë gjithashtu autoritet për të vendosur sanksione ndaj çdo personi të vendosur të operojë në ato zona të Ukrainës”, citohet të ketë thënë Jen Psaki, sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, përcjell Telegrafi.

“Ne gjithashtu së shpejti do të shpallim masa shtesë në lidhje me shkeljen flagrante të sotme të angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë”, ka shtuar ajo.

Psaki tha se masat ishin të ndara nga sanksionet ekonomike që SHBA ka kërcënuar të vendosë nëse Putin pushton Ukrainën.

“Ne po vazhdojmë të konsultohemi nga afër me aleatët dhe partnerët, përfshirë Ukrainën, për hapat e ardhshëm dhe për përshkallëzimin e vazhdueshëm të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën”.

Një reagim nga SHBA ka ardhur edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përcjell Telegrafi.

“Njohja nga Kremlini për të ashtuquajturat ‘Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut’ si ‘të pavarura’ kërkon një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur dhe ne do të ndërmarrim hapat e duhur në koordinim me partnered”, ka shkruar Blinken në Twitter.

Pas SHBA-së, edhe Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë gjithashtu se sanksionet ishin “në rrugë e sipër”.

“Nesër do të shpallim sanksione të reja ndaj Rusisë në përgjigje të shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe sulmit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha ajo në një postim në Twitter.

Veç tyre, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për sanksione të synuara evropiane dhe një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai dënoi vendimin e Putinit dhe tha se ishte “qartësisht një shkelje e njëanshme e angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë dhe një shkelje e sovranitetit të Ukrainës”, sipas një deklarate nga Elysée në Paris. /Telegrafi/

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Tjetërsimi i 18 pronave në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për korrupsion e falsifikim dokumentesh 

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Policia bën të ditur se...

Lajmet e Fundit