CAS merr vendimin për Leao-n

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) thuhet se ka marrë vendim mbi çështjen e futbollistit të Milan-it, Rafael Leao.

Sipas asaj që raporton “Football Italia”, Leao nuk do të jetë përgjegjës për të paguar dëmshpërblimin që pretendonte skuadra portugeze, Sporting Lisbona.

Leao ndërpreu kontratën e tij me Sporting-un në vitin 2018, duke iu bashkuar francezëve të Lille si një transferim i lirë disa muaj më vonë.

 

Ai më pas kompletoi transferimin e tij te Milan-i për shumën e 29 milionë eurove në vitin 2019, për të cilin klubi i Sporting-ut thotë se ata nuk kishin dhënë dritën jeshile për këtë transferim, për të cilin paditën futbollistin në fjalë dhe klubin nga Franca.

Gjatë marsit të vitit 2020, 22 vjeçari u urdhërua që të paguante një dëmshpërblim prej 16.5 milionë euro nga Gjykata e Apelit të Lisbonës.

Madje klubi i Sporting-ut kishte kërkuar që të paguhej e gjithë klauzola e lirimit të Leao-s, e cila ishte 40 milionë euro.

Megjithatë, Leao ka marrë një lajm të mirë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila ka urdhëruar skuadrën e Lille të dëmshpërblejë Sportingu-n.

Sipas raportit, kampionët francezë janë urdhëruar të paguajnë 20 milionë euro, përfshirë interesat, për nënshkrimin e anësorit portugez në vitin 2018.

Nga kjo situatë, tani Leao mund të rinovojë kontratën e tij me klubin e Milan-it, e cila kishte ngecur pikërisht për këtë çështje.

Kontrata aktuale e tij me kuqezinjtë mbaron në verën e vitit 2024, por drejtuesit e klubit të Milan-it, ashtu sikurse edhe vet futbollisti dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2026, me një pagë dukshëm më të lartë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit