Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë në 7 vite, gati 100 dollarë për fuçi

Mes frikës se kriza Ukrainë-Rusi do të ndërpresë furnizimet me naftë dhe gaz në të gjithë botën, çmimet e tyre po rriten.

Si një pikë referimi ndërkombëtar, çmimi i naftës së papërpunuar Brent ka arritur në nivelin më të lartë të shtatë viteve prej 99.38 dollarë për fuçi.

Gati 100 dollarë për fuçi.

 

 

RAC, grupi britanik i shërbimeve automobilistike, ka paralajmëruar se rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar do të godiste çmimet e benzinës në Mbretërinë e Bashkuar.

Indeksi i aksioneve FTSE 100 në Londër shkoi me 1.4 për qind më pak përpara se të rifitonte terren.

Sakaq, tregjet aziatike të aksioneve u mbyllën me më pak, kurse bursat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përgatitën për humbje.

Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar dhe disa aleatë perëndimorë kanë kërcënuar me sanksione kundër Rusisë, që është eksportuesi i dytë më i madh i naftës pas Arabisë Saudite.

Po ashtu, është dhe prodhuesi kryesor në botë i gazit natyror.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit