Rusia shpall Shqipërinë vend jomiqësor, Putini firmos dekretin

Qeveria e Federatës Ruse ka miratuar të hënën një listë të shteteve dhe territoreve të huaja që kryejnë veprime armiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj, sipas agjencisë ruse, TASS.

Lista e vendeve të konsideruara armiqësore përfshin Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar (përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Mikronezinë, Zelandën e Re, Singaporin dhe Tajvanin

Sipas agjencisë “Tass”, vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të “një operacioni special ushtarak të Forcave të Armatosura Ruse në Ukrainë”.

Madje, Rusia ka vendosur që të marrë masa kundër këtyre shteteve.

Qeveria vuri në dukje se sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t’i paguajnë ato në rubla.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Lajmet e Fundit