Real Madrid, Juventus dhe Bayern Munich janë në garë për transferimin e Rudiger

Bayern Munich dhe Real Madrid janë skuadrat e fundit që janë futur në garë për transferimin e futbollistit të Chelsea-t, Antonio Rudiger.

Qendërmbrojtësi gjerman, tashmë ka vendosur prej kohësh që të largohet nga Londra, ku përpara tij ka oferta të shumta për t’u bashkuar me klube të mëdha.

Ish-lojtari i Romës e pëlqen Juventusi-n, por nuk nxitohet të marrë një vendim për të ardhmen, duke ditur se interes për të kanë shfaqur edhe Bayern-i me Reali-n.

Të dy këto gjigantë janë shumë afër Rudiger, teksa “bardhezinjtë” tashmë duhet të shohin edhe mundësi të tjera.

 

Kontrata e Rudiger me Chelsean përfundon këtë verë, teksa duke qenë se do të largohet me parametra zero, mbrojtësi ka mundësi të zgjedhë skuadrën që i ofron më shumë para.

Kujtojmë që Rudiger është pjesë e skuadrës së Chelsea-t që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Roma për shumën e 35 milionë eurove.

Ai deri më tani numëron 189 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Chelsea-t, prej të cilave madje ka shënuar 10 gola.

Rudiger së bashku me Chelsea-n kanë fituar deri më tani: Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, FA Cup, Superkupën e UEFA-s, si dhe Kupën e Botës për klube.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit