Një muaj paraburgim për 25 policët e arrestuar, për pjesën tjetër vendimi merret nesër

Kështu ka marrë vendim Gjykata Themelore e Prishtinës, për 25 nga 48 policët dhe dy zyrtarët e doganës të arrestuar në aksionin e së hënës nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Të dyshuarit: A.K, A.SH, A.H, B.L, D.L, F.S, F.GJ, G.A, G.H, G.SH, G.T, H.D, H.P, H.H, I.D, I.D, I.T, K.S, L.H, M.B, R.T, S.M, XH.H, XH.H dhe XH.L, dyshohen për veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit e “Kontrabandimi i mallrave”.

Sipas njoftimit nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, vendimi për pjesën tjetër të të arrestuarve merret nesër.

Lidhur rastin ka raportuar gjatë ditës së djeshme edhe Klan Kosova.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit