7.9 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Sanksionet nga qeveria, tifozët e Chelsea nuk mund të bëjnë homazhe për legjendën Bonetti

Tifozët e Chelsea nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për ikonën e klubit, Peter Bonetti këtë javë. Edhe pse biletat do të jepeshin falas, pas sanksioneve të qeverisë ndaj pronarit të klubit, Roman Abramovich-it, atyre iu është ndaluar që të shpërndajnë bileta.

Stafi i klubit është udhëzuar që ofrimi i biletave, madje edhe ato falas, shkel sanksionet e rrepta financiare ndaj Abramovich-it.

 

 

Ish-portieri, i mbiquajtur ‘Macja’ për reflekset e tij të shpejta dhe stilin elegant të lojës, bëri 729 paraqitje për blutë dhe gëzon statusin e legjendës në klub.

Një memorial për Bonetti-n, i cili vdiq në prill të vitit 2020 në moshën 78-vjeçare, do të organizohet në orën 14:00 të së premtes në “Stamford Bridge”.

Megjithatë, ata që blenë bileta para vendosjes së sanksioneve, apo kanë bileta sezonale do të jenë të pranishëm në stadium.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Alban Skenderaj po vjen me albumin “Rrënjët”, 8 këngë dhe 8 videoklipe

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj po vjen me një album të ri muzikor, i cili do të publikohet më 2 maj të këtij...

Peja dominon në Suharekë, siguron gjysmëfinalen

Peja ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pas fitores në ndeshjen vendimtare ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 82:70 në...

Lajmet e Fundit