10 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Rahoveci në formë fantastike fiton ndaj Kamzës në Ligën Unike

Rahoveci po vazhdon me formë shumë të mirë, ndërsa në xhiron e 13-të të Ligës Unike ka mundur në udhëtim Kamzën me shifrat 70-103 (18:28, 13:25, 28:16, 11:34).

Tetë minutat e parë të ndeshjes ishin interesant dhe 1:47 minuta para fundit të çerekut të parë rezultati ishte 18:19, por më pas nëntë pikë radhazi bën që kjo pjesë të përfundojë 18:28. Vreshtarët vazhduan në formë të jashtëzakonshme edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar epërsinë deri në 24 pikë, 25:49, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 31-53.

Megjithatë, në periodën e tretë vendasit ishin më të mirë, duke afruar shifrat në 51:58, por që gjithsesi mysafirët nuk lejuan shkrirjen e plotë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:69. Rahoveci në dhjetë minutat e fundit nuk lejoi befasi, duke ngritur epërsinë, që shkoi deri në 35 pikë, 68:103, kurse ndeshja përfundoi me shifrat 70-103.

Më i miri te Kamza Basket ishte Lion Alimani me dhjetë pikë, 11 kërcime e dhjetë asistime, kurse te Rahoveci u dalluan Makol Maweirn me 27 pikë e 17 kërcime dhe Visar Ejupi me 24 pikë e katër kërcime.

Kamza Basket ka dy fitore e 11 humbje, kurse Rahoveci gjashtë fitore e shtatë humbje.

Më Shumë

Totaj: Ekipet komunale në terren për t’u ndihmuar familjeve e prekura nga përmbytjet në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se mbrëmë vonë dhe që nga orët e hershme të mëngjesit, ekipet komunale janë në terren për...

Bekim Nerjovaj jep dorëheqje nga AAK-ja në Prizren: Koalicioni me Vetëvendosjen u arrit pa asnjë konsultim

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Bekim Nerjovaj, ka njoftuar dorëheqjen nga subjekti politik që përfaqësonte. Vendimi i...

Lajmet e Fundit