16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

OAK kërkon që të krijohet Komisioni Rregullativ për Derivate të Naftës dhe Gazit

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) sot i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, përmes një shkrese, për të kërkuar që sa më parë të ndërmerren masa në përputhje me situatën ekonomike në vend dhe krizën që ka kapluar si pasojë e zhvillimeve të fundit globale me ngritjen enorme të çmimeve.

OAK ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ashtu siç kanë vepruar edhe shumë vende të rajonit tashmë, edhe Kosova të ndërmarr hapat e nevojshëm në mënyrë që të ulet akciza në derivate të naftës. Ulja e akcizës, sipas OAK në mënyrë direkte do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të derivateve të naftës, çmime këto të cilat në çdo vend të botës kanë pësuar ndryshime si rrjedhojë e luftës në Ukrainë dhe Rusi, transmeton Klankosova.tv.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "L G Asociation "Loyola-Gymnasum" KONKURS PER REGJI?TRIMIN E NXENESVE PER VITIN SHKOLLOR 2022-2023 KLASAT 6,10 Per nxënësit interesuar ofrojme akomodim në konvikte, nga hëna deri të premten. Ofrojme mesim pergatitor per provimin pranues. Më shume info: 044 434 087 alg-info@alg prizren.com Rruga Tranzitit, Petrovë 000, Prizren, Kosovë www.alg-prizren.com/aplikimet C"

Gjithashtu, Oda e Afarizmit të Kosovës i ka propozuar Qeverisë së Republikës së Kosovës që të mos ngrijë çmimet e derivateve të naftës, por të krijojë një Komision Rregullativ për Derivate të Naftës dhe Gazit, ashtu siç kanë vepruar edhe vendet e rajonit (madje disa e këtë komision e kanë krijuar që një kohë të gjatë).

Një ndër përgjegjësitë e Komisionit Rregullativ për Derivate të Naftës dhe Gazit do të përfshijë monitorimin e luhatjeve të çmimeve të derivateve të naftës dhe gazit si dhe përcaktimin e çmimit për shitje me shumicë dhe pakicë për periudha të caktuara, tre deri në katër javë.

Gjithashtu, ky komision mund të obligoj bizneset e sektorit të naftës, që të kenë rezerva të caktuara mujore, e cila do t’u mundësojë atyre të operojnë lehtësisht me çmimet e paracaktuara nga Komisioni Rregullativ për Derivate të Naftës dhe Gazit.

Nisur nga fakti që ndryshimet po janë të vazhdueshme, të papritura si dhe të reja për vendin tonë, OAK është e gatshme që të përkrahë Qeverinë e Republikës së Kosovës me propozime konkrete, në mënyrë që situata e krijuar aktuale të tejkalohet sa më shpejt dhe me sa më pak implikime për bizneset dhe shoqërinë në përgjithësi.

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Lajmet e Fundit