Agjencitë amerikane të inteligjencës thonë se mbi 7 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Më shumë se 7 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën që kur Vladimir Putin vendosi të fillojë pushtimin e Ukrainës, vlerësojnë agjencitë amerikane të inteligjencës.

Zyrtarë të Pentagonit kanë thënë për New York Times, se kanë qenë në gjendje të bëjnë një lloj përpilimi të dhënave duke analizuar imazhet satelitore, videot e shkatërrimit të tankeve dhe vrasjet e ushtarëve rusë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ata kanë theksuar se shifrat sa i përket ushtarëve të vdekur nuk dihet me saktësi të plotë. Ata vlerësojnë se mbi 150 mijë trupa ruse janë futur në Ukrainë që nga 24 shkurt, ku rreth 14 deri në 21 mijë prej tyre janë të plagosur.

E të dhënat e fundit vijnë pas raportimeve të Kievit se gjeneral-majori rus Oleg Mityaev, është gjenerali i katërt rusë që është vrarë nga forcat ukrainase.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha në fillim të kësaj jave, se afro 1.300 ushtarë ukrainasë janë vrarë gjatë luftimeve me forcat ruse. /Telegrafi/

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit