22.9 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Beniada Nishani mendon se – “Big Brother Albania VIP ishte e vetmja formë që ajo të bëhej e famshme në Shqipëri”

Modelja e njohur, reputacioni i të cilës më parë ishte i shfaqur më tepër në Itali dhe ish banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Albania VIP”, Beniada Nishani, ka thënë se u bë pjesë e spektaklit për tu bërë me e njohur për publikun shqiptar.

Beniada Nishani.

Nishani, e cila ishte në mesin e katër finalistëve të spektaklit voluminoz e që brenda shtëpisë kishte qëndruar afro katër muaj, ka thënë se “Big Brother Albania VIP” ishte po thuajse e vetmja formë që ajo të bëhej e famshme në vendlindjen e saj.

Përmes rrjetit social Instagram, Beniada ishte pyetur nga një ndjekës i saj se – “Pse kishte hyrë në BBV Albania”, ndërsa nuk ka vonuar shumë dhe modelja i është përgjigjur atij.

Beniada Nishani.

“Sepse doja të jetoja një eksperiencë unike dhe të papërsëritshme, gjithmonë kam dashur të lë gjurmë në këtë jetë dhe BB VIP ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar. Për publikun e tokës time”, ka thënë Beniada.

“Nuk më interesonte të bëhesha e famshme, por të lija një mesazh fuqie për brezat e rinj. Nuk e mendoja se do të shkoja në finale dhe kjo ishte fitorja ime personale. Më pëlqen gjithçka që bëj sepse më bën të gjallë. Kjo eksperiencë më ka bërë më të fortë dhe sot jam më e sigurt për veten time”, ka shtuar tutje ajo.

Tashmë, Beniada është bërë pjesë e botës së medias shqiptare, ndërsa aktualisht ajo është angazhuar në një emision sportiv në një nga televizionet më të mëdha në Shqipëri.|

Gjithsesi, kujtojmë që fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP” ishte balerini Ilir Shaqiri.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Britaninë e Madhe në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Kështu...

Lajmet e Fundit