Latifi nënshkruan kontratat për shpërndarjen e mekanizmit bujqësor

Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku kanë nënshkruar kontratat për shpërndarjen e mekanizmit bujqësor në vlere 786 mije e 915 euro.

Kryetari Latifi shprehet se sot kam nënshkruar kontratat për shpërndarjen e mekanizmit bujqësor në vlerë 789 mijë e 915 euro për sektorët: Vreshtari, Pemëtari, Perimtari, Blegtori dhe Bletari.

“Njoftohen bujqit e fermerët rahovecas, se paraprakisht do të shpërndahen pajisjet e mbetura nga thirrja e kaluar, për të vazhduar me shpërndarjen e pajisjeve nga thirrja e fundit për aplikim. Luten të gjithë fermerët, që për informata shtesë, lidhur me kohën dhe vendin e shpërndarjes t’i drejtohen Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Rahovecit. Po ashtu, falënderojmë të gjithë fermerët e komunës sonë, për durimin dhe mirëkuptimin për vonesën madhe në shpërndarjen e mekanizmit bujqësor, i shkaktuar si pasojë e stërzgjatjes së procedurave të prokurimit publik. Komuna e Rahovecit, në qendër të programit qeverisës e ka bujqësinë. Do të jemi gjithmonë pranë bujqve, duke i përkrahur konkretisht dhe me të gjithë potencialin tonë institucional, ekonomik dhe profesional”, ka thënë Latifi.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit