Vidhen rrethojat metalike të Hidro-regjionit Jugor në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur 16 metra të rrethojës metalike të objektit të pompave të ujësjellësit në kompaninë Hidro-regjioni Jugor në Suharekë.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit sillet rreth 2.000 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i kompanisë Hidro-regjioni Jugor, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur 16 metra të rrethojës metalike të objektit të pompave të ujësjellësit. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 1700 euro. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit