Në 23-vjetorin e masakrës, Kurti dhe Konjufca vizitojnë familjen Berisha në Suharekë

Sot shënohet 23-vjetori i masakrës ndaj familjes Berisha në Suharekë.

Kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë vizituar të mbijetuarit e kësaj masakre.

Ata vendosën lule dhe bënë homazhe te memoriali në sheshin “Martirët e Lirisë” dhe vizituan muzeun e martirëve të familjes Berisha.

“Dëshmitë e gjalla për ata që na i morën, humbjet e mëdha dhe vuajtja e pamatshme, që të gjitha, për të gjithë, kërkojnë drejtësi”, ka shkruar Kurti në Librin e Zisë.

Më 26 mars 1999 forcat serbe vranë 50 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Kësaj masakre i mbijetuan vetëm tre anëtarë, Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha.

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit