12.2 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

Sot u mbajt seanca e V-të e rregullt e Kuvendit të Prizrenit

Sot është mbajtur seanca e V-të e rregullt e Kuvendit të Prizrenit, me rendin e ditës të rekomanduar nga KPF-ja në mbledhjen e datës 29 Mars 2022.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar nga kuvendarët, përveç pikës 7 të rendit të ditës, Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete, pikë e cila nuk është miratuar.

Sipas ligjeve në fuqi Nënkryetari i Komunës për Komunitete, propozohet nga Kryetari i Komunës dhe miratohet nga shumica e anëtarëve të kuvendit të pranishëm, e më pas dhe nga shumica e anëtarëve të pranishëm të komuniteteve jo shumicë, kjo pikë u miratua nga shumica e anëtarëve të kuvendit, por nuk u miratua nga shumica e anëtarëve të komuniteteve.

Pikat e rendit të ditës që janë miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit në mbledhjen e V-të të rregullt të kuvendit janë:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të datës 31 dhjetor 2021 dhe 27 janar 2022;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit (HZK) për periudhën 2022-2030;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Komunal Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike lokale KRM “ Eko Regjioni” SH.A. – Prizren;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr. 001/011-14771 të datës 27 janar 2022, për themelimin dhe emërimin e anëtarëve të Komitetit për Komunitete;

8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për anulimin e vendimit Nr. 001/011- 141368, të datës 09 shtator 2021, për dhurimin (lirimin nga obligimi i kthimit) të llaptopëve për anëtarët e kuvendit të komunës, për mandatin aktual;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Strategjisë komunale për informim, komunikim dhe pjesëmarrje me qytetarë 2022-2024;
10. Informatë rreth raportit të punës të Zyrës – Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore për vitin 2021;
11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Prizrenit.
Pika e rendit të ditës që nuk u miratua nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit në mbledhjen e V-të të rregullt të kuvendit është:
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete.

Më Shumë

Në Vërmicë ndalohen dy çanta luksoze me vlerë mbi 16 mijë euro

Zyrtarët doganorë të Republikës së Kosovës kanë ndaluar një automjet taksi në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të vendit,...

Liria lëshon fitoren në fund, barazon 2:2 me Trepçën në Prizren

Liria dhe Trepça kanë ndarë pikët në një ndeshje dramatike të Javës së XI të Ligës së Parë, e zhvilluar sot në stadiumin “Përparim...

Lajmet e Fundit