15.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Forca e dashurisë

 

Ilir Muharremi

Ata u dashuruan. Ata çdo ditë dehen nga kjo dashuri e pafund, nga ky opium me aromë parfumi nostalgjie. Janë shpesh të trallisur sikur kur ndodhesh mbi tallazet e detit e që nën këmbë ndjen rrëshqitjen e ujit apo lëkundjen e anijes. Dashuria e tyre merr frymë, por edhe toka në të njëjtën kohë. Ata ushqehen nga dashuria e tyre premtuese e cila nga dielli i brendshëm ushqehet. Ata jetojnë në një rreth gjeometrik pushtues, janë dytë të pushtuar nga vetëm dy shpirtra. Kur puthen në buzë ndjejnë ajrin e pastër sikur të ishte një pije freskuese, buzët e tyre kur bashkohen shtrydhen sikur frutat e shëndeshtshëm, e që ndjenë aromën e atyre frutave të ishujve të largët.

Dashuria e tyre është magji ledhatuese që lëkura bëhet sikur kokrat e orizit. Ata jetojnë të vdekur për njëri- tjetrin, ata janë zverdhur për veten, por tani jetojnë mbi detin e mendafshtë, të shtrirë mbi këtë hapësirë, qielli dukej si perde e zezë që mbulonte atë sipërfaqe të shëndritshme nga yjet xixëlluese që ngjanin me disa të çara e të plasura e që derdhej ai shkëlqim i papërshkruar. Xixëllima e tyre krijonte lëvizje dukej si ndonjë acar në antartik. Dy të dashuruar ngroheshin nga zjarri poshtë këmbëve e drejt zemrës. Uh! Ky qiell mbi të cilin lëshohet hëna bashkë me yjet që kanë emra, të dashuruarit kompozojnë orkestrën në këtë thellësi të fshehtë.

Nën rrezet e hënës vezullonin faqet e saja të bardha dhe hija përfundy syve zbukuronte më shumë sytë e saj të vegjël të tërhequr. Shikimet e tyre qenë përhumbëse me pauza ledhatuese. Kur shikoheshin, toka dhe koha ndalonte, sepse ringjallej një kohë e re, kohë e tyre, kohë e ëmbël si mjaltë, e shijshme me shije limoni. Flokët e saj të dendura e të zëna gërshetë që lëshohesihn anash fytyrës , zvogëlonin kokën, krijonin simetrinë e bukur. Bukuria e saj pushtonte sytë dhe zemrën e tij i cili nuk dridhej nga kjo sunduese ndjenjash.
Dashuria e tyre që tre vite, dëshiron të kurorzohet me bashkim të përjetshëm, vampirët, keqbërsitë, djallëzuesit nuk lejuan.

Bukuroshja u sëmurë, e vetmja shpresë e tij, dielli dhe diamanti nuk e humben shkëlqimin por e fuqizuan, dashuritë e ndaluara janë të përjetshme dhe të forta. Dashuritë e besueshme janë kur jemi të rinjë, lotët e verteta kanë përmbajtje aty. Zemra ende digjet aty, kurrë nuk kalon dhimbja e dashurisë së rinisë. Depresioni i saj u shkëmbye me trupin dhe shpirtin e tij. Vuajtja në rini ishte më e gjatë dhe kishte më shumë titull dhe kuptim. Lotët u bënë detëra dhe oqeane, por ata dy lundronin me barkën e tyre plot vrima, dhe uji depërtonte ngadalë fundoste qenien, por jo fantazmen e tyre e cila qëndronte ombrellë mbi çdo fatëkeqësi që ju kanosej…

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

Defekt në stacionin e pompave, disa fshatra të Prizrenit pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të...

Lajmet e Fundit