24.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

KPK voton Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit, i cili është propozuar për dekretim tek presidentja.

Paraprakisht, Komisioni për Rishqyrtim i KPK më 1 prill 2022 kishte shqyrtuar kundërshtimet e katër kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.

Isufaj nga KPK është propozuar për dekretim, tek presidentja e Republikës së Kosovës.

Kundërshtimi i katër kandidatëve të lartpërmendur erdhi pasi Komisioni rekrutues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, në krye me kryesuesin Jetish Maloku dhe anëtarët Arjana Shajkovci, Bedrije Syla- Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq, kishin renditur në këtë garë, kandidatin Blerim Isufaj, si më të suksesshmin me 98 pikë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, sipas rezultatit të intervistimit renditja e katër kandidatëve të tjerë sipas pikëve ishte: Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi me 84.2 pikë, Armend Hamiti me 80.6 pikë dhe Lulzim Sylejmani me 74.2 pikë.

Ndryshe, pas dorëheqjes se anëtarit të KPK-së Agron Beka nga ky komision, vendin e tij e ka zënë anëtarja Jehona Grantolli.

“Betimi për Drejtësi”, të enjten kishte raportuar mbi dorëheqjen e anëtarit Beka nga Komisioni për rishqyrtim të kundërshtimeve të kandidatëve për pozitën e Kryprokurorit të Shtetit.

Sipas, Rregullores Nr. 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, Komisioni për rishqyrtim nëse vlerëson se kundërshtimet e kandidatëve janë të bazuara, i dërgon KPK-së raport të arsyetuar dhe pastaj KPK voton propozimin e këtij Komisioni.

Sipas kësaj Rregullore, nëse KPK-ja aprovon të gjeturat e këtij Komisioni kërkon nga anëtarët e Panelit Vlerësues që të rishikojnë edhe njëherë procesin për të adresuar të gjeturat.

Por, nëse KPK refuzon të gjeturat e këtij Komisioni, poentomi final do të konfirmohet dhe KPK do të kalojë në procesin e votimit.

Ndryshe, në një raport të publikuar më 24 mars 2022 nga Koalicioni i OJQ-ve, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Lëvizja FOL me titull “Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit (Raport i monitorimit dhe vlerësimit të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit)”, ky koalicion ka rekomanduar të anulohet procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të shpallet konkurs i ri. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit

Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë sot një aktivitet në mbrojtje të mjedisit dhe habitatit natyror në Parkun Kombëtar...

Malishevë: Dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë psikike dhe tentoi ta rrah nënën, arrestohet

Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij. Policia...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit