8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Drejtori i Spitalit në Prizren, Afrim Avdaj shpallet qytetar nderi i Kukësit

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka nderuar sot me mirënjohje drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, doktor Afrim Avdaj.

Kreu i bashkisë Safet Gjici, tha se kjo mirënjohje shkon në shenjë angazhimi, mbështetjeje e shërbimi për banorët e Kukësit dhe pacientët që marrin shërbim në spitalin e Prizrenit.

Gjatë ceremonisë drejtori Afrim Avdaj, u shpreh se ndjehet i privilegjuar dhe mjaft i vlerësuar për mirënjohjen duke mbetur i angazhuar për mbështetje të vazhdueshme ndaj banorëve të Kukësit e më gjerë dhe sipas tij kjo është më e pakta që mund të bëjë, duke rikthyer në kujtesë ngjarjet në Kosovë të vitit 1999 dhe kontributin e kuksianëve gjatë eksodit.

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit prej vitesh marrin shërbim qytetarët kuksianë prej të cileve 14 janë të shërbimit të hemodializës.

Më Shumë

Besnik Krasniqi nuk rikandidon për kryetar të AAK-së në Prizren

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar se me përfundimin e mandatit të tij aktual,...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lajmet e Fundit