U aksidentua pak ditë më parë, humb jetën ish-lojtari i Real Madrid-it

Ish-futbollisti i Real Madrid-it, Napoli-t dhe Kombëtares së Kolumbisë, Freddy Rincon ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Të henën e 11 prillit, Rincon kishte pësuar aksident automobilistik. Ai ndodhej në spital, nën kujdesin intensiv të mjekëve, pas dëmtimeve të rënda që kishte pësuar në kokë. Goditje të cilat do i rezultonin fatale për jetën.

Lajmin për vdekjen e ish-futbollistit e dha vetë klinika ku ai ishte shtruar.

“Klinika Imbanaco, në prani të të afërmve të tij dhe me autorizimin e plotë të tyre , lejohet të informojë se pavarësisht të gjitha përpjekjeve të ekipeve tona të punës, Fredy Eusebio Rincon Valencia ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e saj.

“I kërkojmë të gjithëve që të nderojnë dhe lartësojnë jetën e Freddy Eusebio-s për të gjitha gëzimet që ai na dha”, vijon njoftimi.

55-vjeçari e kishte zhvilluar karrierën e tij në futboll mes Kolumbisë, Brazilit dhe Evropës. Me kombëtaren ai numëroi 85 paraqitje dhe 17 gola. Ndërsa, kreu dhe 21 paraqitje me fanellën e Real-it, si dhe 38 me atë të Napoli-t.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit