Në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” vdiq një 20 vjeçar

Prokurori Petrit Kryeziu, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes në autostradën “Ibrahim Rugova”, tha për Gazetën Express se në vetaksidentin e ndodhur ka vdekur një person i moshës 20 vjeçe.

Ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Prokurori Kryeziu tha se nuk dihet akoma nëse viktima ka qenë në cilesinë e shoferit apo pasagjerit, megjithatë dyshimet e para sipas tij janë se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin.

Për pak minuta prokurori pritet të lëshojë urdhër për dërgimin e trupit të pajetë në obduksion.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur sot ne orën 11:25. /Express

Më Shumë

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Takim i ngrohtë i Osmanit me gratë prizrenase në lagjen Kurilla (VIDEO)

Kandidatja për presidente nga lista e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë nga vizita e saj në Prizren, ku u takua...

Lajmet e Fundit