Klopp dëshiron një tjetër mesfushor nga Leipzig

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp dëshiron të transferojë në skuadrën e tij një tjetër mesfushor nga Leipzig. Në vitin 2018, anglezët morën Naby Keita-n për 60 milionë euro nga skuadra gjermane.

Emri i preferuar aktualisht i teknikut është Konrad Laimer. Austriaku 24-vjeçar i cili është në sezonin e pestë me Leipzig-un, që nga koha e mbërritjes nga Salzburg-u.

Mesfushori shikohet si zëvendësuesi i Georginio Wijnaldum, boshllëku i të cilit në “Anfield” nuk është mbushur ende edhe pse ai u largua në verën e kaluar.

Laimer është një nga lojtarët që kanë spikatur më shumë te Leipzig-u këtë sezon, së bashku me Dani Olmo-n dhe Christopher Nkunku-n.

Austriaku është aktivizuar në 36 ndeshje në të gjitha garat në sezonin aktual, teksa ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste.

Ai ka dhe një vit kontratë në “Red Bull Arena”. Sipas “Transfermarkt” kartoni i mesfushorit vlerësohet 26 milionë euro.

Megjithatë, nuk do të jetë i lehtë nënshkrimi i Laimer-it nga Liverpool-i. Sipas “Dario AS” pas lojtarit janë edhe Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Tottenham.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit