Presidenti i parë i ShBA-së, u betua para 233 vjetësh

Më 30 prill 1789 u bë përurimi i George Washingtonit si president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga procesverbalet e asaj kohe del se ka qenë një ditë e ftohtë dhe e kthjellët, kur George Washingtoni mbërriti në sallën ‘Federal Hall’ në qytetin e Nju Jorkut, i cili ishte atëherë kryeqytet i Shteteve të Bashkuara.

Me këtë rast ndërtesat pranë ishin stolisur me shirita në ngjyrë të kuqe, të bardhë e blu. Një turmë e gëzuar u mblodh në rrugën poshtë ballkonit, ku George Washingtoni bëri betimin si president.

George Washingtoni mbështeti dorën mbi një bibël të familjes dhe premtoi se do të ruante, mbronte e do t’i dilte për zot Kushtetutës. Pas kësaj presidenti Washington shkoi për t’u falur në një kishë aty pranë.

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Lajmet e Fundit