Vëllai sulmon vëllain në Prizren, përfundon në ndalim policor

Një person me inicialet B.K., ka sulmuar fizikisht vëllain e tij B.K., derisa kishin qenë në shtëpi.

Nga burimet e Sinjali mësohet se i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore vëllait të tij, me ç’rast ky i fundit ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i dyshuari është dërguar për ekzaminim psikiatrik, pasi që sipas familjarëve ai ka sjellje agresive.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjemë Gigollaj” të Prizrenit.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit i dyshuari B.K., është ndaluar për 48 orë dhe rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Lajmet e Fundit