15.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

20 autobusë nga Prizreni për ndeshjen e barazhit!

Pasi që ka arritur të sigurojë ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, për të kërkuar biletën për në Superligë, Liria pritet të ketë përkrahje masive në ndeshje ndaj Vushtrrisë.

Liria Vushtrria do të ndeshen në ndeshje të barazhit për Superligë, ku si vendet e dyta të grupeve A dhe B të Ligës së Parë, do të kërkojnë hapin e parë drejt duelit tjetër të barazhit, me vendin e tetë të Superligës.

FFK ka përcaktuar që ndeshja “finale” mes Lirisë dhe Vushtrrisë të luhet në stadiumin 18 qershori të Klinës.

Ndërsa ditë më parë tifozëria e ekipit prizrenas, Arpagjik’t, ka bërë të ditur se kanë në dispozicion 20 autobusë për udhëtim masovik për këtë ndeshje.

Dueli Liria – Vushtrria luhet më 21 maj, të shtunën, në Klinë. Ndërsa dueli pritet të fillojë në ora 15:00, edhe pse orën e ndeshjes nuk e ka zyrtarizuar FFK-ja ende.

Liria ka rënë në stinorin 2018/19 nga Superliga dhe tashmë ka kaluar stinorin e tretë në Ligë të Parë. Ndërsa Vushtrria ka rënë në stinorin 2019/20 nga Superliga dhe tashmë është duke kaluar stinorin e dytë në Ligë të Parë.

Kujtojmë, Vushtrria në stinorin 2020/21 kishte rënë edhe nga Liga e Parë Grupi A. Por me një fuzionim të pasqaruar, të ndodhur me KF Dardanën nga Kamenica, shpëtoi pa rënë aty, ndërsa tash militon në Ligën e Parë Grupi B, ku mirrte pjesë KF Dardana (që s’ekziston më) dhe prej aty me një formë të mirë të treguar kanë arritur në pozitën e dytë të Ligës së Parë Grupi B 2021/22 për të siguruar barazhin. Forca, tifozëria vushtrriase, gjithashtu ka paralajmëruar udhëtim masiv për në Klinë, në të shtunën e 21 majit.

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren vizitoi Medresenë “Alauddin”

Në kuadër të aktiviteteve për nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar një vizitë...

Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në kalanë e Kastërcit në Suharekë po zhvillohen gërmime arkeologjike për dokumentimin...

Lajmet e Fundit