ATK: Do t’i monitorojmë sallat e dasmave e këngëtarët për mospagesat e tatimeve

Shërbimet e gastronomisë dhe hotelerisë e këngëtarët do të jenë nën monitorim specifik nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Kështu ka njoftuar ATK-ja, duke thënë se bazuar në të dhënat e përmbushjes gjatë vitit 2021, kjo industri renditet si njëra ndër industritë me nivelin më të lartë të mos-përmbushjes së detyrimeve tatimore.Sipas ATK-së kjo i ka shtyrë ata që të t’i kushtojnë monitorim specifik këtyre veprimtarive.Sipas ATK-së, problemet më specifike me këto veprimtari është që nuk i deklarojnë të hyrat që i fitojnë e as nuk i deklarojnë punëtorët.

Poashtu, ATK thotë se këto veprimtari pranojnë pagesa cash e nuk mbajnë evidenca për mbrëmjet muzikore e pagesat për shërbime.“Administrata Tatimore e Kosovës, kërkon nga secili tatimpagues nga çfarëdo aktiviteti ekonomik që zhvillon që t’i kryej përgjegjësitë e kërkuar tatimore që kalkulohen sipas legjislacionit tatimor, me qëllimin e vetëm që mos të jenë pre e ndëshkimeve tatimore’, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Administrata Tatimor e Kosovës edhe më herët ka pasur aksione në salla të dasmave e në diskoteka, ku kishte kërkuar dëshmi për pagesë tatimesh nga sallat e dasmave, këngëtarët e kameramanët.

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit