Juventus, dy lojtarë të tjerë drejt lamtumirës

Juventus pritet t’u thotë lamtumirën edhe dy lojtarëve të tjerë. Giorgio Chiellini dhe Paulo Dybala përshëndetën fansat e “Zonjës së Vjetër” pak ditë më parë, pasi zyrtarisht nuk do jenë më pjesë e bardhezinjëve për sezonin e ardhshëm.

Por, largimet me peshë në skuadër nuk kanë përfunduar. Sipas mediave italiane dhe atyre spanjolle, Federico Bernardeschi dhe Alvaro Morata do të jenë dy të larguarit e tjerë.

Për italianin dhe spanjollin ndeshja e fundit me fanellën bardhezi do të jetë ajo me Fiorentina-n. Sfida përmbyllëse e sezonit në Serie A.

Bernardeschi u transferua nga Fiorentina në vitin 2017 për 40 milionë euro. Ai do të largohet si transferim i lirë, pasi nuk ka rënë dakord për kushtet e kontratës.

Morata u bashkua dy sezone më pare si huazim me të drejt blerje nga Atletico Madrid-i.

Klubi bardhezi ka njoftuar spanjollët se nuk janë të gatshëm të paguajnë 35 milionë euro për sulmuesin. Pagesë e kërkuar nga skuadra nga “Wanda Metropolitano”.

Mesfushori brazilian, Arthur Melo, është gjithashtu pranë largimit nga Juventus. Por në këtë rast nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit