Pas përfundimit të Eurovisionit, Ronela Hajati kthehet në Shqipëri: Kam tre javë që qaj

Ronela Hajati ka qenë prej muajsh në një turne për shkak të Eurovision 2022 dhe së fundmi në Torino të Italisë.

Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e këtij viti, ndërkohë që nuk ka arritur të kaloj në finale.

Pas gjithë angazhimeve që kishte, këngëtarja e njohur tregon se më në fund ka ateruar në Shqipëri, Tiranë.

Ronela Hajati (Foto: Instagram)

“Nuk e keni idenë sa kam qarë kur aterova në Tiranë sot… gjithsesi kam tre javë që qaj nga emocionet dhe tani gjithçka ka mbaruar. Kam marrë shumë dashuri nga shumë shtete dhe njerëz”, ka thënë ajo.

“Tani… po rikthehem te ajo që isha! Kam shumë projekte për të përfunduar dhe nuk kam kohë për pushim. Ju dua shumë”, vazhdoi më tej artistja.

 

“Sekret” përndryshe mori reagime të shumta dhe u prit mirë pavarësisht që Hajati u kritikua në masë të madhe për paraqitjen e ekzagjeruar.

Ajo ka qenë një personazh tejet i diskutuar, e madje u tha se veshja ishte ajo që e penalizoi për në finalen e Eurovision.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit