Aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur mes të një veture dhe një motoçikletë të premten në mbrëmje, raporton PrizrenPress

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Nazim Pula” në Prizren.

Siç njofton policia, nga ky aksident janë lënduar dy persona.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe janë liruar në shtëpi.

“Rr.Nazim Pula,Prizren, 20.05.2022-22:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçikletë ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri i çikëtës. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com

 

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit