Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ua ndan diplomat e gjuhës gjermane maturantëve të “Loyola-Gymnasium”

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë,  Jörn Rohde, ka pritur të premten në rezidencën e tij në Prishtinë një grup maturantësh të ALG “Loyola-Gymnasium” nga Prizreni, të cilëve ua ka ndarë diplomat e gjuhës gjermane DSD II (B2 dhe C1).  Rohde i ka përgëzuar nxënësit për rezultatin e arritur dhe u ka dëshiruar suksese në studime, duke i inkurajuar ata që të punojnë me përkushtim për të sendërtuar idetë e tyre.

Drejtori i “Loyola-Gymnasium”,  Enver Sulaj, tha se arritjet e këtij institucioni janë të lidhura pashmangshëm me ndihmën dhe mbështetjen gjermane, e cila nuk ka munguar në asnjë fazë të punës së ALG-së, dhe shprehu fuqishëm zotimin se “Loyola-Gymnasium” do të punojë fort në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së punës dhe të besimit në këtë shkollë, sepse ky vend e meriton një të ardhme më të mirë, ndërsa garancion për këtë janë të rinjtë dhe të rejat, të cilët me arritjet e tyre të deritanishme i bëjnë krenarë të gjithë.

Në këtë ceremoni, nxënësit shoqëroheshin edhe nga mësimdhënësit e gjuhës gjermane,  Martin Häusler dhe Shpres Zeka Karanezi.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit