Simfonia jetike e vetvetes

Prend BUZHALA

(Kryeradhë vargjesh)

Nëse vetvetes
i bëhesh pengesë
e nuk i çliron
dhuntitë që i ke,
ngatërrohesh drejt ecjes,
si vuajtje në lëngesë,
s’ke si e kërkon
të bukurën mbi dhé.

Në rrugën e duhur
jeta të vë,
pasi nga gabimet
ta krijosh mençurinë,
drejtues të bukur
e udhërrëfyes në zë,
pasi t’i paguash çmimet
e ke lumturinë.

Mendo krejt lirshëm
posi një mbret,
si perëndi antike
në Olimp a Tomorr,
si shpirt i hirshëmmarsho në jetë,
si simfoni jetike
frytet i korr. /KultPlus.com

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit