Berisha: Pas 24 korrikut, bashkohem me Metën për të rrëzuar Ramën

Për këtë gjë, kryedemokrati Berisha u shpreh i sigurt dhe hodhi poshtë krisjen në marrëdhënien e tyre apo ndonjë tradhti të mundshme nga Meta.

“Nuk ka diskutim ajo. Është normale nëse kemi diferenca në gjëra të tilla. Asgjë nuk ka pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës. Nuk i druhem asnjë tradhtie nga Meta”, u shpreh Berisha.

Tre ditë më parë mes Berishës dhe Metës pati disa shkëndija përplasjeje.

Kryedemokrati i kërkoi Presidentit që të mos dekretonte largimin e Bajram Begajt nga drejtimi i forcave të armatosura, por Meta e firmosi dekretin që i hapi rrugën Kuvendit për të votuar kreun e ri të shtetit./Euronews

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Lajmet e Fundit