9.1 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Të premten ora e parë e mësimit në shkollat e Kosovës dhe Shqipërisë i kushtohet Lidhjes së Prizrenit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se të premten të gjitha shkollat në Kosovë e Shqipëri orën e parë të mësimit do t’ia kushtojnë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Nagavci ka bërë të ditur se kjo bëhet për nder të 144 vjetorit të formimit të kësaj lidhje.

“Jam e lumtur që këtë vendim e kemi marrë bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi, për t’ua mundësuar nxënësve tanë në të dyja vendet, që të flasin njëkohësisht për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë:

Për nder të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nesër, 10 qershor 2022, të gjitha shkollat në Kosovë dhe Shqipëri do t’ia kushtojnë orën e parë të mësimit kësaj ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare.

Jam e lumtur që këtë vendim e kemi marrë bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi, për t’ua mundësuar nxënësve tanë në të dyja vendet, që të flasin njëkohësisht për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Kështu, ne po bartim së bashku te gjeneratat e reja  veprën frymëzuese të intelektualëve dhe atdhetarëve të kohës dhe lavdinë e historisë shqiptare. /Telegrafi/

Më Shumë

Bashkimi shumë i fortë për Sigal Prishtinën

Bashkimi i Prizrenit dominoi në derbin tradicional të ProCredit Superligës, duke mposhtur bindshëm Sigal Prishtinën me rezultat 84:63. Vendasit treguan lojë të qëndrueshme gjatë të...

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

Lajmet e Fundit