Përleshje mes nxënësve në Prizren

Në  Lubizhdë të Prizrenit sot pati përleshje mes nxënësve. Kjo dukuri po shqetëson në masë të madhe prindërit e mësimdhënësit.
Në përleshjen që ndodhi në Prizren janë përfshirë disa nxënës, të shkollës fillore e të mesme.
 Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, ku një grup i nxënësve të një shkolle fillore u kap me një nxënës të gjimnazit, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, është gjetur një thikë, ndërkaq dy persona të dyshuar për këtë rast janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit ndaj dy të miturve është iniciuar rasti për lëndim trupor, teksa ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja./Gazeta Sinjali

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit