Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Dardanët e gjetën dy herë rrjetën në pjesën e parë.

Një ndërhyrje e palejuar në Milot Rashicën brenda zonës, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me penallti. Përgjegjësinë e mori Vedat Muriqi dhe sulmuesi ishte i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë (9’).

Rashica ishte sërish i përfshirë. Anësori dhuroi një asistim i mrekullueshëm drejt Zymer Bytyqit, i cili u tregua fantastik për ta shënuar golin e dytë (19’).

Kosova vazhdoi të rrezikonte edhe në minutat në vijim, ndërsa Rashica dhe Florent Muslija i patën rastet më të mira. Sidoqoftë, mysafirët arritën ta ngushtonin rezultatin me një gol të shënuar nga Shayne Lavery (45’).

Sikurse në pjesën e parë, vendasit e nisën akoma më bukur gjysmën e dytë duke e rikthyer epërsinë prej dy golash që në minutat e para të fraksionit të dytë.

Lirim Kastrati dhuroi një harkim nga e majta dhe në vendin e duhur ishte Vedat Muriqi për ta realizuar golin e dytë personal në këtë takim (52’). Për disa çaste pati një dyshim për pozitë jashtë loje, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari e konfirmoi golin.

Pas një harkimi në zonë nga Jordan Thompson, Daniel Ballard (83?) e ngushtoi rezultatin. Në vijim mysafirët rrezikuan në dy raste që nuk u konkretizuan.

Pas kësaj fitoreje, Kosova ka gjashtë pikë, tri më pak se Greqia që triumfoi ndaj Qipros.