Robbie Williams me turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë për të festuar 25 vjetorin si solo artist

Robbie Williams do të mbajë një turne me koncerte në tetë qytete në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë këtë vjeshtë duke shënuar 25 vjet që kur filloi karrierën e tij solo.

48 ??vjeçari Williams filloi karrierën e tij si pjesë e grupit Take That, por u largua nga grupi në verën e vitit 1995 për të vazhduar solo, shkruan Sky News.

Si solo artist, Robbie ka regjistruar 13 albume që kanë shkuar nr.1 në top-listën zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar, duke e bërë atë një nga artistët më të dekoruar në botë.

Turneu i tij me tetë ndalesa në tetor do të përfshijë shfaqjet në Londër, Birmingham, Manchester, Glasgow dhe Dublin.

Turneu do të nis një muaj pas publikimit të albumit të tij XXV më 9 shtator.

Më Shumë

Vdes tragjikisht në Gjermani, 63-vjeçari nga Rahoveci

Më 29 qershor të këtij viti, Elhami Elshani, nga fshati Brestoc i Rahovecit ka vdekur tragjikisht në Gjermani. Sipas njoftimit të fshatit, i ndjeri humbi...

Në Prizren përmbyllet java e aktiviteteve për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Në Prizren është përmbyllur java e aktiviteteve me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e organizuar nga Këndi Amerikan. Gjatë...

Lajmet e Fundit