7.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Ky është i shumëkërkuari nga policia që u kap dje në Prizren

Pas shumë kohësh në arrati, Policia ka arritur të arrestojë një 42-vjeçar nga Prizreni, i dënuar për gjashtë raste të vjedhjeve.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë bëhet fjalë për G. B. i cili po kërkohej në bazë të gjashtë urdhërarresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.

I njëjti u prangos në shtëpinë e tij, në orët e para të mëngjesit dhe më pas u shoqërua në stacion policor.

I arrestuari është i dënuar me 3 vite e 3 muaj burgim, për gjashtë raste.

Ai është shpallur fajtor për katër raste të vjedhjeve të rënda dhe dy raste të vjedhjeve të rënda në tentativë, që akuzohet t’i ketë kryer në periudha të ndryshme.

Sinjali mëson se pas përfundimit të procedurave në Polici, 42-vjeçari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për ta vuajtur dënimin.

Më Shumë

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Lajmet e Fundit