7.8 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Ish-ministri gjerman takoi vajzën nga Krusha pas 23 vitesh, atëbotë Valbona ishte 10 vjeçe

Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolf Scharping, kishte vizituar Krushën vetëm pak kohë pas përfundimit të luftës në Kosovë, ku edhe kishte rastisur të takonte Valbona Durakun, aso kohe 10 vjeç.

Një ritakim mes Scharping dhe Durakut, 23 vite më vonë, ishte po aq emocional.

Kësaj radhe, ish-ministri gjerman u takua me Valbonën në të tjera rrethana, me rastin e marrjes së medaljes “Urdhri i Lirisë”, nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Njoftimin për takimin në fjalë e bëri ambasadori i Ambasadës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Gjatë ceremonisë së ndarjes të çmimit Medalja “Urdhri i Lirisë“ nga Presidentja Vjosa Osmani për ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping, ishte edhe një moment tjetër i veçantë, përkatësisht takimi pas 23 viteve i ministrit Scharping me Valbona Durakun nga Krusha e Madhe. Valbona ishte vetëm 10 vjeç, kur ministri Scharping vizitoi Krushën e Madhe menjëherë pas luftës, duke ua kthyer shpresën njerëzve se nuk do të jeni vetëm. Sot, 23 vite pas çlirimit të vendit tonë, jo vetëm që nuk jemi vetëm, por do të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj miqve t? tillë” shkroi ai në Facebook.

“Takimi i parë me Valbonën ishte një nga fotot e librit të tij “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa” (Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa). Tani, albumi i fotove të Scharpingut për Kosovën është më i plotë me Medaljen “Urdhri i Lirisë“ dhe me ritakimin me Valbonën”, shtoi ambasadori Ajeti.

Më Shumë

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident në Prizren, i lënduar rëndë dërgohet për tretman në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një person në gjendje të dehur me veturë ka goditur një veturë...

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Lajmet e Fundit