Prizreni nuk është si dikur

Sot,
Duke ecur rreth Shatravanit
Dikush më tha
Zonjë, e shikon
Se as Prizreni
Nuk është si dikur

Gur mbi gur
Kujtimet vijnë nga baladat

Sokakët janë ngushtuar
Si hartat e atdheut
Atje në theqafje

Blerimi e lumi

Kanë marr trajtë të Rozafës
Pa pra lëngon Lumëbardhi

Vetëm dielli e liria
Si dikur
Kanë të njëjtën ngrohtësi

Të dashur miq
Prizreni nuk është si dikur
Retë shkërmoqen nga rrufet
Mesazhet me tri të panjohura
Vijnë turrshëm
Nga Kalaja e Krujës
Tek Kulla e Ymer Prizrenit

Prizreni nuk është si dikur
Ekuacion me tri të panjohura
E unë,
Edhe ju,
Në çdo kohë
Folëm e flasim ilirisht
Pa u dridhur qerpiku
Në kalanë që prore sogjeton
Kohët beronjë

Megjithatë,
Prizreni nuk është si dikur
I ringjallur nga rrebeshet
Në stinët që shkojnë e vijnë
Duke u puqur në mes veti
Me të njëjtin zjarr

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit