NATO ‘deklasifikon’ pamjet: Aeroplani rus shumë afër atij të aleancës – gabim që mund të çonte në një përshkallëzim të rrezikshëm

Disa pamje të rralla “të deklasifikuara” të cilat thuhet se janë bërë nga kabina e një aeroplani të NATO-s zbulojnë një “takim shumë të afërt” me një aeroplan ushtarak rus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që janë marrë në qiellin evropian dhe që tregojnë se si “një gabim në ajër mund të çojë në një përshkallëzim të rrezikshëm”.

Aty, siç bëhet e ditur, një pilot çek filmoi një aeroplan ushtarak rus nga kabina e aeroplanit të tij teksa kryente stërvitje të rregullta mbi Detin Baltik në Evropë.

Takimi i rrezikshëm nga afër ka ndodhur për shkak se aeroplani rus po fluturonte shumë afër hapësirës ajrore të NATO-s dhe për këtë arsye, aeroplanët luftarakë të bllokut u ngritën për ta përgjuar atë.

“Unë mund ta identifikoj aeroplanin, por nuk mund të them se çfarë lloji është. Ishte një aeroplan ushtarak jo i NATO-s”, ka thënë piloti.

Ndërsa kur u pyet nëse ishte një aeroplan rus, piloti u përgjigj: “Mos pyesni”.

Dhe NATO më vonë kishte konfirmuar zyrtarisht se ishte një aeroplan rus. /Telegrafi/

Më Shumë

Berisha uron Bashkësinë Islame të Prizrenit për Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit. Së bashku me...

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Lajmet e Fundit