Arrestohen dy persona në Malishevë, kërcënuan me armë dy të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Malishevë, pasi të njëjtit kishin kanosur me armë dy persona të mitur.

Në njoftim thuhet se Policia në shtëpinë e të dyshuarve B.B., viti i lindjes 1996 dhe B.B., viti i lindjes 1963, kishte gjetur armë.

“Pas një aktiviteti operativ dhe hetimor nga Stacioni Policor në Malishevë është arritur që të dyshuarit të arrestohen mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve me urdhërkontrollin e lëshuar nga Gjykata. Urdhërkontrolli është realizuar në vendbanimin e të dyshuarve në fshatin Shkozë të Malishevës, me ç ‘rast është sekuestruar një pushkë automatike (kalibër i panjohur), dhe 31 copë fishekë të armës së njëjtë, si dhe një pistoletë më gaz”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit, personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit