3 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Pranoi se goditi nxënësin me shuplaka/ Mësimdhënësi nga Suhareka dënohet me 8 muaj burgim me kusht

Mësmdhënësi R.K., është dënuar me tetë muaj burgim me kusht për akuzën se e kishte goditur me shuplaka në kokë nxënësin 11-vjeçar K.K, ngase ky i fund kishte imituar kafshë me zë gjatë orës së lëndës së Biologjisë në Shkollën e Mesme të Ulët “V.P.Sh”, në Komunën e Suharekës.

Një vendim të tillë e ka marrë gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Suharekë, Qemail Suka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit në fjalë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, në shqyrtimin fillestar të 27 prillit të këtij viti, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Elfete Purova, i akuzuari K. e kishte pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej.

Për veprën penale penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, të akuzuarit i është shqiptuar dënim me burgim me kusht prej një viti, dhe po ashtu për veprën tjetër penale “Lëndimi i lehtë trupor”, i është shqiptuar dënim me burgim me kusht prej një viti.

Më pas, gjykata i ka shqiptur të akuzuarit dënim unik me burgim me kusht prej tetë muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në periudhën verifikuese prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 17 janar 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj R.K., me arsyetimin se ai në tetor të vitit të kaluar në Shkollën e Mesme të Ulët “V.P.Sh” të Komunës së Suharekës, në cilësinë e personit zyrtar, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson dhe fyen rëndë  dinjitetin e personit tjetër – fëmiut 11-vjeçar K.K.

Sipas prokurorisë, derisa i akuzuari në cilësinë e mësimdhënësit po mbante orën e Biologjisë, i dëmtuari – nxënësi dyshohet se gjatë zhvillimit të orës mësimore kishte penguar procesin mësimor duke bërë zhurmë dhe duke imituar kafshë me zë, dhe në ato momente mësimdhënësi papritmas  kishte shkuar te tavolina e nxënësit ku e kishte goditur me shuplaka në kokë, duke i  shkaktuar dhembje fizike, frikë dhe fyerje të rëndë të dinjitetit, të cilat keqtrajtime  rezultojnë me lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Me këtë, R.K. akuzohej ka kryer veprrat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, si dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 3, nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1, nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Komuna e Dragashit ndalon përdorimin e produkteve piroteknike në hapësirat publike

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat publike. Kjo ndalesë vlen për periudhën...

Çerdhja e re në lagjen “Ortakoll”, hapësirë moderne për fëmijët e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka përfunduar rikualifikimin e ambienteve të pashfrytëzuara në lagjen "Ortakoll", për të krijuar kushte për ndërtimin e një çerdheje moderne për...

Lajmet e Fundit