4.9 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Totaj raporton para qytetarëve

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbajtur sot takimin e parë publik me qytetarë .

Ai, në këtë takim ka folur për punën 6 mujore të këtij viti.

Totaj, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në këtë takim.

“Vetëm bashkë mund të bëhet më shumë për qytetin dhe të krijohet ambient i këndshëm për të gjithë”.

“Bashkë me ju do ta transformojmë qytetin tonë dhe të gjitha fshatrat e Komunës”, tha Totaj.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Sipas tij, prioritetet e Komunës së Prizrenit janë: transparenca, infrastruktura moderne, hapësirat e gjelbra dhe hapësirat e lira publike, arsimi cilësor, turizmi zhvillimor dhe promovimi i qytetit. Gjithashtu, llogaridhënia, qasja proaktive, puna eficente dhe qasja e mediave në aktivitetet e Komunës, janë pjesë integrale të punës në Komunën e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Në mbledhjet e përjavshme të tryetarit Totaj me drejtorët, marrin pjesë mediat dhe shoqëria civile, të cilat janë pjesë e të gjitha proceseve të Komunës.

Gjatë këtij gjashtë mujori është nënshkruar vendimi për formimin e grupit punues dhe është caktuar koordinatori për performancë komunale që do të ketë ndryshime progresive në këtë aspekt.

“Për këtë periudhë, Totaj, ka takuar 16 ambasadorë, dy zëvendës ambasadorë dhe delegacione nga Ambasada të ndryshme. Ka takuar 64 përfaqësues të institucioneve të ndryshme, si të nivelit lokal, atij qendror por edhe ndërkombëtar. 8 takime ka pasur me përfaqësues të KFOR-it dhe mbi 20 takime me përfaqësues të OJQ-ve të ndryshme”.
Kryetari Totaj, ka mbajtur takime edhe me përfaqësues të bizneseve dhe me zejtarë për t’i trajtuar kërkesat e nevojat e tyre.

Në fund të këtij takimi, të gjitha pyetjeve të parashtruara nga qytetarët e pranishëm, e që kryesisht kishin të bënin me infrastrukturën, shërbimet publike, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, sigurinë dhe urbanizmin.

Më Shumë

Aksident në Landovicë të Prizrenit, nuk dihet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në Landovicë të Prizrenit, njofton Klankosova.tv. Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosovat.tv, i përfshirë në aksident shihet një automjet i...

Dyshohet për keqpërdorim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Prizren, një person pëson lëndime

Një rast i dyshuar i keqpërdorimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare është raportuar në Prizren, ku një person ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Lajmet e Fundit